Vendosni fjalën kyçe....

Me pranga në duar e kokulur, del fotoja e ish-ministres maqedonase Jankulovska


Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulosvka, është fotografuar me pranga në duar teksa po transportohej në qelitë e burgut.

Ajo është dënuar me katër vite burg për rastin ‘Tanku’, që ka të bëjë me blerjen e një mjeti luksoz ‘Mercedes-Benz’ rreth 580 mijë euro  nga ish-kryeministri i arratisur, Nikola Gruevski.

Ky i fundit ka fituar azil politik në Hungari pas arratisjes nga Maqedonia duke kaluar edhe nëpër territorin e Shqipërisë.

Jankulovska akuzohet për korrupsion në rastin e blerjes së mjetit në fjalë dhe pas dënimit me katër vite burg është dërguar burgun e Idrizovës.

*Fotoja marrë nga Lajmpress.org


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *