Partia Demokratike i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Lleshaj, lidhur me deklaratën e tij për adresat e qytetarëve e qendrat e votimit.
Ish-ministri i Drejtësisë, Alibeaj, ka publikuar nenin në Kodin Zgjedhor që flet për qendrat e votimit, duke theksuar se Lleshaj është kapur gafil duke ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ish-deputeti demokrat shkruan se sipas nenit 46, listat e zgjedhësve krijohen nga regjistri i gjendjes civile ku përcaktues është vendbanimi i qytetarit.
“I kapur ne flagrance!
Sandër Lleshaj paska mashtruar serish për skandalin e manipulimit te listave te gjendjes civile dhe listave te zgjedhëseve! Si i pandehur i kapur ne flagrance, u perbetoka se lista e zgjedhësve nuk do te ndryshoje. Dhe po si te pandehurit qe krimin e cojne deri ne fund, rrëfen se do te zhvendose 300 mije qytetare nga vendbanimi i tyre. Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor !!
Mësimi i pare, për këdo zyrtar shteti është: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!
Për Lleshajn dhe te gjithë ata qe duan te manipulojnë listat e zgjedhësve, te lexojnë nenin 46 te Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhësve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi ‘vendbanim’ është thelbësor!!” – shkruan Alibeaj.