Vendosni fjalën kyçe....

Rama ishte në një vizitë jozyrtare në Tuz, media malazeze tregon me kë u takua


Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar dy ditë më parë një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi. Ai kishte drekruar atje në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, kryesuesi i Listës Shqiptare.

Ky lajm u konfirmua nga e përditshmja Vijesti me seli në Podgoricë, në një artikull të botuar në faqen online në datën 28 shtator.

Restoranti ishte plot me mysafirë, dhe një burim i tha “Vijesti”-i se ata qëndruan për më shumë se një orë.

Gjeloshaj e konfirmoi për gazetën malazeze takimin me kryeministrin shqiptar, por nuk dha më shumë detaje.

“Po, ne u takuam dhe biseduam. Nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq”- është shprehur Gjeloshaj.

Megjithatë sipas gazetës, tema e këtij takimi ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi.

Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore në Mal të Zi, kryeministri Rama ka mbështetur Milo Gjukanoviçin dhe partinë e tij DPS në fushatën zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *