Vendosni fjalën kyçe....

“16 viktima mes civilëve azerë pas sulmeve armene” – Bakuja zyrtare


Ka shkuar në 16 numri i viktimave në Azerbajxhan pas sulmeve të vijueshme armene ndaj vendbanimeve civile, thonë autoritetet e Bakusë zyrtare.

Prokurorët azerbajxhanas thanë në një deklaratë se një civil tjetër kishte humbur jetën nga plagët, duke shtuar se numri i të plagosurve nga forcat armene në qytetin e Terterit ishte rritur në 55.

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën herët, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, pretendon Bakuja.

Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendje lufte në disa prej qyteteve dhe rajoneve të tij pasi të njëtën gjë kishte bërë më herët edhe Armenia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *