Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjgjur kërkesës së ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila i kërkoi sqarim publik lidhur me akuzat e opozitës se po manipulohet me listat e zgjedhësve.
Lleshaj tha se qendra e votimit mund ta ndryshojë vetëm qytetari dhe asnjë tjetër.
Lleshaj sfidoi autorët e akuzave të cilin e quajti një mashtrim të fabrikuar qëllimisht.
“Mungon një shpjegim për qytetarët, duhet bërë një shpjegim i madh. Qendrën e votimit mund ta ndryshoni vetëm ju dhe askush tjetër në botë dhe kjo është përgjigja për të gjithë ata që kanë të njëjtën pyetje. Harroni adresën që ju shfaqet te rubrika ‘adresa’ e gjendjes civile dhe shikoni adresën e qendrës së banimit. Sepse adresa e banimit është një proces që po ndodh nga viti 2016 deri sa të mbyllet plotësisht me saktësimin e të gjithë qytetarëve.
Unë sfidoj autorët e atij mashtrimi të madh me dashje apo të fabrikuar qëllimisht. I sfidoj që të provojnë të kundërtën në vend të përrallave dhe sajesave të papërgjegjshme”-deklaroi Lleshaj.