Vendosni fjalën kyçe....

Balla nxjerr shifrat: ‘Oligarkët’ kanë paguar 3 herë më shumë taksa këto 5 vite, se në gjithë qeverisjen e PD-së


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka një përgjigje për akuzat e opozitës se qeveria po i çon paratë tek oligarkët.

Balla shkruan se në 5 vitet e qeverisjes së PS-së, bizneset e mëdha kanë paguar 3 herë më shumë taksa, se në të gjitha vitet e qeverisjes së PD-së.

”Oligarkët’ kanë paguar 3 herë më shumë taksa gjatë 5 viteve të qeverisjes sonë, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së Saliut dhe Lulit. Në fakt ‘oligarkët’ në vend të taksave publike, paguanin ryshfetin personal të pushtetit. Kush mund t’i harrojë ballot groteske Saliut, Metës dhe Lulit me ‘oligarkët’ e detyruar të blinin pikturat në ankand, me paratë që gjoja shkonin për bamirësi. Prandaj dhe Lulzim Basha vazhdon stilin e Saliut: ‘oligarkëve’ drejtoju gishtin, bëju presion dhe merri vilën apo paratë nën dorë. Shifrat janë kokëforta dhe flasin vetë”, thotë Balla i cili ka nxjerrë një tabelë ku tregohen shifrat se sa taksa kanë paguar bizneset e mëdha gjatë qeverisjes së PS-së.

Të njëjtat shifra, i kishte publikuar më herët edhe kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *