Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Durrës: Çeku 1 mijë euro për bizneset i përballueshëm nga Shqipëria


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të takimeve për prezantimin e planit të Rimëkëmbjes nga pandemia.

Ai u ndal sot në një biznes të vogël në Durrës, pronarët e të cilit u ankuan për rënie të konsumit për shkak të situatës së krijuar pas dy situatave të jashtëzakonshme, tërmetit dhe pandemisë.

Kryedemokrati foli për planin e tij me 5 pika, duke i bërë thirrje qeverisë të reflektojë dhe ta vërë në zbatim.

Basha beson se mbështetja e biznesit të vogël me një çek prej 1000 eurosh është më së e përballueshme për Shqipërinë.

“Në vend që të marrin planin dhe ta zbatojnë rrinë në televizor dhe thonë kemi dhënë kaq.Tani duhet me i dal përpara. Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur dhe as çfarë do të bësh pas një viti, por për këtë 6 mujor. Nafta mbetet më e shtrenjta në rajon, taksat. Kjo sjellje është e dëmshme për ekonominë dhe në kohë normale. Ekonomia është zinxhir, po u këput një hallkë bien të tjerat. Duhet nxitur konsumi. Bëhet fjalë për bukën e gojës, nuk po ofrojmë ndonjë luks.
Tërmeti dhe pandemia vetëm sa nxorën këto gropa zbuluar. Kam ardhur shpesh në Durrës dhe kam parë lista pa fund në dyqane, tani nuk japin më. Ti jepet biznesit një çek prej 1000 euro. Aq e përballon Shqipëria. Shpresoj ta dëgjojnë edhe ata që duhet ta dëgjojnë.Në tetor-nënëtor rënia ekonomike do të thellohet. Janë gjëra të tjera që do të zgjidhen pas 25 prillit por nuk kam ardhur për këto”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *