Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në studion e emisionit “Çim Peka LIVE” në Syri Tv përsërit planin e forcës së tij politike për të përballuar efektet e pandemisë në ekonomi.
Basha theksoi se plani i propozuar me efekt prej 312 milionë në 6 muaj është i realizueshëm.
Kryedemokrati theksoi se plani i tyre është vetëm për këtë fazë ndërsa nëse forca e tij vijën në pushtet do jetë tjetër.
“Plani për pas 25 prillit është diçka tjetër. Sot çfarë do të bëjmë, sot çfarë do të bëjë i papuni që nuk sjell ushqimet në tavolinë, çfarë do të bëjë biznesi, çfarë do të bëjë ai që ka humbur punën.
Nuk janë këshilla, është një plan pasi prej javësh kemi mbledhur të dhëna, kemi parë gjendjen e buxhetit dhe kemi propozuar një plan realist. Po të ishim sot në krye të vendit, do e zbatonim.
Kosto totale është afro 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj. Pas 25 prillit, PD ka një plan edhe për përballjen me pandeminë, por edhe për ringritjen e ekonomisë”- tha Basha.