Kreu i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha në emisionin “Çim Peka Live” e ka sfiduar publikisht Kryeministrin Edi Rama në një debat ballë për ballë.
Basha tha se prej vitit 2006 e ka ftuar Ramën në debat por ai ka refuzuar.
“Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat”-deklaroi Basha.