Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi shpjegonin si do votojnë qytetarët me listat e hapura


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka shpjeguar versionin e forcës që përfaqëson lidhur me mënyrën e votimit.

Bylykbashi shpjegoi konceptin e listave 100% të hapura dhe propozimin që zgjedhësit të votojnë direkt për për çdo emër.

Deklarimi publik në emër të opozitës është që listat duhet të jenë 100% të hapura. Ajo që u kalua në  kushtetutë nuk sjellë lista të hapura. Në propozimin tonë lista do të jetë e hapur, që zgjedhësit të votojnë direkt për çdo emër, por  të jenë ata që vendosin edhe renditjen e kandidatëve. Kandidatët në listë janë të renditur në rend alfabetik dhe më pas zgjedhësit votojnë emrin që duan  në fletën e votimit”, tha Bylykbashi.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu mbi mënyrën se si do të votojnë qytetarët dhe nëse në fletën e votimit do të votohet vetëm kandidati, Bylykbashi tha: “Votojnë edhe partinë aty. Ajo varet nga fleta e votimit. Nëse emrat në fletë janë të renditur, në momentin që zgjedhësi vë kryqin tek kandidati, vota i shkon edhe partisë. Nëse vendos dy kryqe për dy kandidatë të ndryshëm, vota përsëri i shkon partisë”.

Fevziu: Nëse ai bën 7 kryqe?

Konsiderohet si votë për partinë, por jo për një kandidat të veçantë. Në fund do të ketë një numër votash të partisë dhe një numër votash të mbledhura nga kandidatë të veçantë. Totali i tyre jep numrin e votave të partisë. Të gjithë kandidatët do të renditen nga ai me më shumë vota, tek ai më pak vota”-u përgjigj Bylykbashi.

Fevziu: E komplikon kjo procesin zgjedhor?

Jo nuk e komplikon, madje e bën më të thjeshtë. Në fund fare kemi një lloj personalizimi të një numri mandatesh mbi bazën e votave që kanë marr. Vota e kandidatit dhe vota e partisë, bën shumën e votave të partisë. Llogariten kandidatët që do të hyjnë mbi këtë numër votash dhe renditen në bazë të numrit të votave”-tha Bylykbashi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *