Pas ironisë së kryeministrit Rama lidhur me programin me pesë pikë të rimëkëmbjes prezantuar nga PD-ja, kryetari i saj Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë.
Në një postim në Twitter kryedemokrati shkruan se gërrvërret prej palaçoje s’e fshehin dot dështimin e kryeministrit dhe as vjedhjes prej miliona eurosh me koncesionent.
“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë.” – shkruan Basha në Twitter.