Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të drejtuesit të OFL-së, Artan Shkëmbi.
Ky vendim do të jepej ditën e djeshme, por u shty pas kërkesës së avokatit mbrojtës, që t’i jepej kohë të njihej me çështjen.
Artan Shkëmbi akuzohet për korrupsion dhe dekonspirim të një operacioni, ku marrin pjesë edhe autoritetet gjermane.
Zv.drejtori i OFL-së u pezullua nga detyra, pasi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion. Policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani.
Autoritetet gjermane informuan SPAK-un se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin, duke informuar subjektin nën hetim nga Gjermania.