Gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur edhe një herë tjetër me policinë para Gjykatës së Posaçme.
Ndërsa oficerët kërkonin ta merrnin në makinë, gjyqtarja ka shpërthyer në tone të larta duke akuzuar organet e drejtësisë se kanë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe “Arrest me burg” për bashkëshortin e saj, pa patur asnjë provë. Sipas saj gjyqtarët janë të frikësuar për shkak të procesit të Vettingut.
“Mos më kap ore, ik ore andej. Gjyqtarët janë të frikësuar, kanë hall Vettingun. Ik moj zonjë, mos më prek. Rri urt! S’ka asnjë provë.”- bërtet zonja Margjeka.
Ajo më pas i drejtohet gazetares Klodiana Lala: Merre dosjen i Klodi se vetëm tek ti kam besim, publikoje, nuk ka asnjë provë.
Polici: Vazhdo të lutem.
Gjyqtarja: Mos më prek, prit të sqaroj gazetarët.
Polici: Vazhdo.
Gjyqtarja: Më lër të flas, mos më prek se do të të përplas.
Më pas gjyqtarja Margjeka shton:“Na keni hequr dritën e fjalës dhe të drejtën e lirisë. Nuk ka asnjë provë. Mos më shtyni. Mos më prek. Kërkova median nuk e lejuan gjyqtarët janë të friksuar. Mos më prek. Kjo është bërë se nuk i dhash mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, aty është një vend me mafia, me kriminalitetin. Le të varroset familja ime, nuk ia dhashë mandatin. Nuk e meritonte. Është turp ku do e çoni këtë vend me këtë pafytërsi. E kuptoni sa mafia e krim ka. E kuptoni se kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit? Turp të keni, shtet kriminel. ”.
Kujtojmë se gjyqtarja Mimoza Margjeka akuzohet për një skemë korruptive prej 6 mijë eurosh për lirimin e një të dënuari.