Mes Rudina Hajdarit, deputete e opozitës në parlament dhe gazetarit Baton Haxhiu ka ndodhur një debat në emisionin “Open” teksa diskutonin mbi listat e hapura.
Ndërsa Hajdari shpjegonte versionin e saj për rëndësinë e hapjes së listave, Haxhiu ka ndërhyrë duke i sugjeruar që të mos i hapë pasi në zgjedhje do dilte e mundur.
Por Hajdari i është kthyer duke i thënë “ të mos i japë mend”.
Debati
Fevziu: Rudina ke 15-20 minuta kohë të flasësh…
Hajdari: Le të jemi të barabartë, të flasim të gjithë njësoj, më jep më shumë kohë…
Fevziu: Të jap kohë sa të dojë e bardha zemër, vetëm të kesh çfarë të thuash, se i jap kohë shumë vetave dhe s’kanë çfarë thonë.
Hajdari: Ne do bëjmë çfarë do lloj përpjekje që të mos e çojmë atë votim që propozon PS në parlament. Propozimi i PS është një propozim hileqar, do bëjmë çmos për të bojkotuar. Nëse ka reflektim nga PS do ta marrim në shqyrtim, nëse jo nuk e shoh të udhës të vazhdojmë. Kërkesa jonë është për listat e hpura 100%. Që partitë të bëjnë ofertën me kandidatët dhe qytetarët vendosin kush është i pari dhe i fundit. Të shkojnë në parlament ata deputetë që votohen më shumë. Kush merr më shumë vota futet, jo të vendosë pesha e kryetarit të partisë. Është e rëndësishmë që deputetë të zgjidhen nga populli.
Haxhiu: E kuptoj entuziastmin tënd, por kur të duash të analizosh, duhet të ballafaqohesh me të vërtetën shqiptare. Ajo që thua ti nuk përkon me të vërtëtën në Shqipëri. Retorika juaj është shkollore, por nuk është realiste. 25% e shqiptarëve janë të varfër, ata nuk e zgjedhin njeriun që e duan, por që shtyhen ta duan.
Hajdari: Ju keni më shumë simpati për autokratët, te ato partitë që janë si PPSH. Unë përdor fakte. S’keni pse përdorni ju eksperiencën time polike për të më thënë kam të drejtë më argumente apo jo. Doni të flasim me fakte hajde flasim. Këtu në parlament kanë ardhur gjithmonë kriminelë. Këta deputetë nuk kanë lëvizur gishtin për shqiptarët.
Haxhiu: Je në fushatë prandaj keni dalë këtu. Unë nuk jam njeriu i duhur për t’ja bërë këtë. Nëse ti beson që narracioni yt është i duhuri, vazhdo bëj një listë dhe qarkulloje në Shqipëri, nuk bëhen nga zyra. Nëse ti je e gatshme dhe e aftë që të marrësh 38% të qendrës së votuesve, që s’duan as majtas as djathtas, ok bëje.
Hajdari: Unë e kam kontratën me qytetarët shqiptarë, po i them qytetarëve hajde bëjmë koalicion bashkë. Nuk është fushatë, e bëj me ndershmëri se besoj se ky vend meriton më shumë.
Haxhiu: Mos i hap listat se do zhgënjehesh. Nuk ta sugjeroj. Se do humbësh.
Hajdari: Unë jam hasur me shumë që më japin mend, por unë dua të bëj një grup që ja vlen dhe që mund ta bëjë Shqipërinë.