Një person ka humbur jetën në vend në 24 orët e fundit lidhur me covid-19. Viktima ëstë një 66-vjeçar nga Kukësi me sëmundje bashkëshoqëruese.
Sipas deklaratës zyrtare, në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1 mijë testime ku janë zbuluar 157 raste të reja me koronavirus.
Për sa u përket të shtruarve në spital, 203 pacientë po trajtohen nga të cilët 20 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.