Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti Armeno-Azer, Rusia vetëofrohet të negociojë bisedimet për Paqe


Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve midis Azerbajxhanit dhe forcave armene në rajonin e diskutueshëm të Nagarab-Karabakut.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov e bëri ofertën ndërsa bënte një thirrje për të dy qeveritë, që t’i japin fund “retorikës luftarake”.

BBC shkruan se më shumë se 100 vdekje janë raportuar që nga e diela, në luftimet më të rënda ndër vite mbi Nago-Karabakun.
Zyrtarisht rajoni i Nago-Karabakun është pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë.

Armenia dhe Azerbajxhani (dy ish-republika Sovjetike) bënë një luftë në vitet 1988-1994 mbi rajonin. Ekziston frika në rritje se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.

Të mërkurën, zyra e Lavrov tha se ai kishte telefonuar ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit për t’u thënë se Rusia ishte e gatshme të ndërmjetësonte bisedimet.

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi mbi luftimet me presidentin francez Emmanuel Macron në një telefonatë të veçantë. Të dy udhëheqësit përsëritën thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm.

Rusia është pjesë e një aleance ushtarake me Armeninë dhe ka një bazë ushtarake në vend. Sidoqoftë, ka gjithashtu lidhje të ngushta me qeverinë e Azerbajxhanit.

Armenia e mbështet republikën e vetdeklaruar të Nago-Karabakut, por kurrë nuk e ka njohur zyrtarisht atë.
 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *