Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh Ramës: Profet i kokoshkave, s’ka formulë e marifet që të shpëton nga 25 prilli


Presidenti Meta i është përgjigjur me ironi kryeministrit Rama duke e quajtur ‘Profet kokoshkash’ teksa i kërkon respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas kreut të shtetit, Ramën nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga 25 prilli.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psikike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *