Vendosni fjalën kyçe....

Nga plani për rimëkëmbjen te ftesa për debat përballë Ramës, deklaratat kryesore të Bashës në daljen televizive


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme në emision “Çim Peka Live” bëri disa deklarata të rëndësishme lidhur situatën politike por edhe dha disa propozime për rimëkëmbjen ekonomike të goditur nga pandemia.

Lidhur me planin e rimëkëmbjes, Basha tha se propozimi i tij do i shërbente vendit për të marrë frymë nga goditja e pandemisë.

Plani për pas 25 prillit është diçka tjetër. Sot çfarë do të bëjmë, sot çfarë do të bëjë i papuni që nuk sjell ushqimet në tavolinë, çfarë do të bëjë biznesi, çfarë do të bëjë ai që ka humbur punën.

Nuk janë këshilla, është një plan pasi prej javësh kemi mbledhur të dhëna, kemi parë gjendjen e buxhetit dhe kemi propozuar një plan realist. Po të ishim sot në krye të vendit, do e zbatonim.

Kosto totale është afro 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj. Pas 25 prillit, PD ka një plan edhe për përballjen me pandeminë, por edhe për ringritjen e ekonomisë”- tha Basha.

Deklaratë të fortë kryedemokrati bëri kur paraljmëroi se do çojë Ramën për ndjekje Penale.

Gjithashtu ai theksoi se kurë nuk do bënte një koalicion me kryeministrin pas zgjedhjeve.

Dosjet e Edi Ramës janë gati. Edi Rama do të shkojë për ndjekje penale dhe sa më takon mua, nesër si kryeministër do marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia.

Pas 25 prillit, kam vetëm një mesazh: e pret drejtësia. Atë dhe një grusht njerëzish që i kanë pirë gjakun vendit.

Nuk ka koalicion me të keqen, nuk ka bashkëqeverisje me të keqen. Po nuk larguam të keqen me votë, nuk ka ndryshim.

Në emrin tim personal, të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, nuk ka dhe nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën. Edi Rama do të shkojë para drejtësisë.

Rama nuk ka shpëtim, është i pashpresë, vetëm po anuloi datën e zgjedhjeve. Është i pashpresë për arsyen e thjeshtë dhe të vetme: për dy mandatet e shkatërrimit të ekonomisë dhe institucioneve, për dy mandatet e premtimeve të pambajtura”- deklaroi kreu i PD.

Basha gjithashtu ftoi Kryeministrin Rama publikisht në një debat ballë për ballë.

Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat”-tha Basha.

Më tej Basha foli dhe për zgjedhjet e brendshme brenda PD-së, ku anëtarësia po përzgjedh kandidatët për deputetë.

Sipas kreut të PD-së, pas përfundimit të këtij procesi, emrat do të kthehen sërish tek komisioni që do të përzgjedhë emrat.

“Nuk duhet të ketë zemërthyer në këtë votim. Nuk është e drejtë, nuk është normale të thuash skualifikim. Nëse nuk dalin në listën e anëtarëve, por ata njerëz nuk do të thotë se e kanë mbyllur karrierën e tyre politike.

Nëse ata do të jenë resurse mjaft të mira për qeverinë e demokratëve që do të vijë pas 25 prillit. Nuk do të thotë o deputet o vdiqa. Dikush mund të ketë aftësi menaxheriale, dikush tjetër në pozicion tjetër. Jo të gjithë mund të bëhen deputetë.

Dëri më sot procesi është i mirëpritur dhe pjesëmarrja është masive. Nuk ka të eliminuar, ka një proces që administrohet nga komisioni.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, të fundit që janë në 12 tetor në Tiranë dhe më pas kandidatët do të kalojnë sërish në komision. Më pas lista do të kalojë në Këshill Kombëtar dhe në Kryesi, ku dhe do të dalë një listë për deputetë”-tha kreu i PD-së./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *