Italia regjistron shifrën rekord të të infektuarve në 24 orët e fundit. Kjo nuk ndodhte që nga fundi i Prillit.
Sipas mediave të huaja, Italia ka regjistruar 2,548 raste të reja me të infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Sot është hera e parë që vendi ka tejkaluar 2,000 raste në një ditë të vetme që nga fundi i Prillit.
Ministria italiane e Shëndetësisë tha se kishte pasur 24 vdekje nga Covid-19 të Enjten, më shumë se një ditë më parë, kur u regjistruan 19 viktima.