Vendosni fjalën kyçe....

Shehi: Rama mes mandatit të tretë dhe hapjen e negociatave zgjedh të parën


Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi në emisionin “PolitikON” në Ora News u shpreh se ndërkombëtarët po mundohet që ta ndalin Ramën.

Ai tha se ata kanë kërcënuar me mos hapjen e negociatave dhe shtoi se nëse Rama i duhet të zgjedhë mes negociatave dhe mandatit të tretë, ai zgjedh këtë të dytën.

“Edi Rama nëse nuk ka frikë evropianët, e bën. Unë mendoj se e ka shkelur kaq shumë me këto marrëveshje, sa ndërkombëtarët thonë që duhet ta ndalojnë këtë djalin e Ballkanit. Ata thonë që nuk i hapim negociatat, se këtë të bëjnë ata në maksimum. Nëse duhet të zgjedhë mes mandatit të tretë dhe hapjes së negociatave, ai sigurisht që zgjedh mandatin e tretë.

Rama nuk e do këtë gjë, nuk e do as sot. Sikur të ishte bërë marrëveshja para 3 vjetësh. A do të kishin ardhur disa policë evropianë nuk do të kishin ndodhur këto procese mafioze dhe korruptive. Sikur të kishte 3-4 inspektorë, ky nuk do t’i bënte kaq kollaj këto PPP-së duke ia dhënë kujt i ka qejfi. Këta kanë shpenzuar 13 milionë euro për Operën dhe pastaj duan t’ia dhënë privatit.

Këtij nuk i intereson fare Evropa, i ka interesuar vetëm si koperturë. Ne i jemi larguar Evropës, se kemi filluar sërish që presim në kufi. Sikur i kishim harruar këto gjëra. Ndërsa Rama thotë pse nuk jeni të lumtur që unë ju drejtoj juve!”-deklaroi Shehi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *