Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund t’i mbyllni të gjithë” – Drejtuesit e Madridit kundërshtojnë qeverinë për karantinën


Autoritetet e drejtuara nga konservatorët në rajonin e Madridit kritikuan të enjten planin e qeverisë spanjolle për të kufizuar kryeqytetin në një përpjekje për të trajtuar një rritje të rasteve me Covid-19.

Duke njoftuar planin e saj të mërkurën vonë, Ministria e Shëndetësisë tha se qeveria qendrore do vendosë një bllokim të qytetit me mbi 3 milionë njerëz në ditët e ardhshme, pa marrë miratimin e autoriteve vendore.

Nëntë komuna përreth me popullsi prej të paktën 100,000 secila do të përfshihen gjithashtu në këtë bllokim.

“Ju nuk mund t’i mbyllni të gjithë.” tha shefja rajonale, Isabel Diaz Ayuso, duke folur në esRadio.

“Unë jam i sigurt që plani i Madridit është më i miri: prova të shpejta, karantinë aty ku duhet dhe jeta vazhdon për të tjerët.” – shtoi ai.

Diaz Ayuso shtoi se ajo do e kundërshtonte urdhrin e qeverisë qendrore të udhëhequr nga socialistët, duke e çuar atë në gjykatë.

Rajonet verilindore të Katalonjës, Andaluzisë dhe Galicisë gjithashtu kanë kundërshtuar kufizimet e reja. Ministria, e cila publikoi vendimin tha se autoritetet rajonale dhe lokale do të kishin 48 orë kohë për të përmbushur sapo të botohej urdhri i veçantë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *