Vendosni fjalën kyçe....

Të dënuar për vrasje, policia u çon formularin e pasurisë tre personave në Dibër


Tre personave në Dibër u ka shuar formulari i deklarimit të pasurisë.

Ata janë dënuar më herët për vrasje e dyshohet se e kanë vënë pasurinë nga veprimtari kriminale.

Tre personat në fjalë janë Bektash Uka, Kreshnik Bushi e Huzri Torba, të tre banues në Dibër.

Njoftimi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B.U., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

K.B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;

H.T., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *