Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të enjten herët një projektligj shpenzimesh për të shmangur një mbyllje të qeverisë dhe për ta mbajtur atë në punë deri në dhjetor.
Projektligji, i cili kaloi Senatin e SHBA-së me 84 vota, i mban agjencitë qeveritare të financuara në nivelet e vitit fiskal 2020 deri në 11 Dhjetor. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin javën e kaluar.
Legjislacioni do të sigurojë që qeveria e SHBA nuk do të mbyllet gjatë pandemisë Covid-19 dhe do të kalojë nëpër zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në 3 nëntor siç është planifikuar.
Disa nga mbylljet e fundit të qeverisë në historinë e SHBA-së janë 21 ditë gjatë administratës së Bill Clinton në 1995-1996 për kundërshtimin e shkurtimeve të shpenzimeve dhe 16 ditët gjatë administratës së Barack Obamas në 2013 të shkaktuara nga një mosmarrëveshje mbi Aktin e Kujdesit të Përballueshëm.
Mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-së, ndodhi gjatë administratës së Donald Trump-it në 2018-2019 për 35 ditë, shkaktuar nga një mosmarrëveshje mbi financimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.