Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj fton demokratët në PS: Pse duhet të vini te ne


Erion Veliaj, duket se e ka nisur me vrull fushatën për zgjedhjet e 25 prillit 2021, me qëllim për të mbledhur sa më shumë vota për Partinë Socialiste.

Ditën e sotme  Veliaj u ndal në fushën e “Ali Demit” ku reklamoi punën e bëra nga Bashkia që drejton.

Kam takuar sot banorë të Njësisë 1, të cilët më thanë se para 5 vitesh, kur e bleva, shtëpia ime këtu te “Ali Demi” vlente 800 Euro metri katror. Sot, pas 5 vitesh, vlen 1200 Euro metri katror, falë mënyrës si pastrohet, rruga është më e mirë dhe ngado rrotullohemi shohim ndryshim. Kjo është arsyeja pse merremi me politikë, ja pse duam që Edi Rama dhe Partia Socialiste të vazhdojnë mëngëpërveshur për t’i çuar më larg këto punë. Kemi nevojë edhe për ju”, tha Veliaj.

Veliaj me kënaqësi të madhe tha se Partisë Socialiste po i bashkohen për ditë e më shumë njerëz, që besojnë te forca e ndryshimit.

Kemi nevojë për edhe një. Edhe një zonjë, edhe një zonjushë, edhe një vajzë, edhe një zonjushë, që i bashkohet kauzës sonë. Edhe nëse nuk mendojnë si ne, a shkojnë në të njëjtat çerdhe që sot janë më të mira? A shkojnë në të njëjtat kopshte, shkolla që sot janë më të mira. A ecin në të njëjtat rrugë? Nëse falë Partisë Socialiste dhe bashkëpunimit të kryeministrit me kryetarin e Bashkisë, jeta është më e mirë edhe për to, duhet të vijnë në familjen tonë”-deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *