Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës braktisin mbledhjen në Komisionin e Ligjeve: S’bëhemi pjesë e farsës


Deputetët e opozitës kanë ndërprerë mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Përsëri molla e sherrit mes tyre dhe socialistëve në pushtet ishte çështja e hapjes së listave.

Sipas deputetëve të opozitës, maxhoranca tha kishte sjellë një propozim të ri për listat duke ua vënë përpara pa treguar ndryshimin.

Ata kërkuan ndërprerjen e mbledhjes për të parë ndryshimet në projektligj. Deputetja Rudina Hajdari ishte ajo e cila kërkoi bojkotin e mbledhjes, duke deklaruar se nuk bëhej pjesë e farsës së socialistëve, të cilët duan të dërgojnë projekligjin të hënën në Kuvend.

Debati:

Korab Lita: Rilistimi është një vendim i brendshëm i partisë. Nëse PS dëshiron të shkojë me rilistim me numra dhe ka një zonë të mbrojtur, le të marrë mandatet e tjera. Nëse Partia tjetër shkon me nen alfabetik. Dua ta di të votoj pro apo kundër nga fillimi në fund. Paraqitja e listave është një ofertë. Nëse ti bën një ofertë të mbyllur, bëje, por mos më moho mua të dalë me listë të hapur.

Ulsi Manja: Paraprakisht nuk mund të bëjmë këtë diskutim sepse duhet të vijmë tek neni konkret. Jam dakord për atë të sugjeroni, por tek neni konkret do të flasim.

Rudina Hajdari: E para mesa kam kuptuar unë në një dalje publike të Gjiknuri tha ka një propozim të ri për listat e hapura, arsyeja se përse ne e lamë këtë mbledhje është mbi këtë pikë se nuk jemi dakord me propozimin e PS për hapjen e listave, nëse do kemi një propozim konkret nga PS, të na e çojë me e mail dhe ta shohim nëse është një formulë që pranohet nga të gjitha palët. E kam kontrolluar emailin dhe nuk ka ardhur, nëse keni bërë një propozim të ri për liatat e hapura, çojeni draftin dhe mos hidhni shashka kot. Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 100% unë u sugjerojë që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse. Sepse këta duan që ta çojnë të hënë në Kuvend këtë, nëse do rrimë këtu bëhemi pjesë e kësaj farse. Këta kanë vetëm hallin e koalicioneve.

Andi Përmeti: Unë bashkohem me zonjën Hajdari me një pikë. Unë dua të vij në orën 11:00 jo në 8 kur do ti. Të dërgosh 100 faqe dhe ta nisën në moment, nuk mund ta dish ku është ndryshimi. Të thoni ju siç bëni siç ndryshuat Kodin Penal ku ndryshuar pas nenet. Ju i keni formulat gati.

Ralf Gjoni: Jeni tallur, jo ju personalisht. Këtu ka firmosur Gramoz Ruçi dhe i ka kërkuar Gjiknurit dhe Hajdarit që ta trajtonit. Komisioni është tallur. Nuk e dija që Damiani ka më shumë fuqi se Gramozi. Gjërat konsultohen dhe lexohen paraprakisht. Si mundet 100 e ca faqe të na vihen para syve. Gjëra që i negocion Damiani me njerëzit e Lul Bashës. Unë i qëndroj deri në fund propozimit tim. Kemi 200 mijë shqiptarë minimumi për hapjen e listave. Përveç se talleni me shqiptarët, talleni edhe me deputetët e opozitës. Doni të kaloni ligje fët e fët! Ajo që doni të bëni sot që përmes një pisllëku të paparë të mazhorancës, doni të fiksoni renditjen. Mirë mo Damian nëse mbyll listat te PS-ja, pse më detyron mua të garoj.

Ulsi Manja: Nuk ka nevojë për heronj Kodi Zgjedhor.

Gjoni: Ke për t’i parë dhëmbët e mazhorancës.

Zeneli: Mbështes nismën e zt.Lita. Zt. Përmeti përmendi një amendament shtesë që ka sjellë Gjiknuri minutat e fundit. Jam dakord që ta ndërpresim këtë mbledhje. Të shohim mirë çfarë na ka sjellë zt.Gjiknuri dhe a është në përputhje me ndryshimet kushtetuese.

Përmeti: Ne kërkojmë 10 minuta pushim, përndryshe ju vazhdoni vetë.

Murrizi: Përderisa anëtarët e komisionit janë të panjohur me propozimin e Gjiknurit, të ndërpresim mbledhjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *