Sot naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë dhe për fat të keq është përkeqësuar gjendja shëndetësore e njërit prej tyre.
Grevisti Aleksandër Mejdani, është shoqëruar në spital mëngjesin e sotëm, ku për fat të mirë ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Ai ka treguar për “Report Tv” se nuk e mban mend se çfarë ndjente kur u shoqërua në spital.
“Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva. Kam dhimbje koke, tension. Më dhembin kyçet. Shokët më sollën sot në mëngjes” – tregoi naftëtari.
Mjekja e qendrës shëndetësore u shpreh se gjendja e naftëtarit është stabilizuar për momentin, por nuk përjashton mundësinë e përkeqësimit.
Naftëtarët e Ballshit kanë deklaruar se janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.