Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj nis fushatën: Lulzim Basha ka 4 vila


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duket se e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 25 prillit dhe madje me shumë vrull.

Në një takim të Partisë Socialiste në njësinë Nr.1 në Tiranë, Veliaj ka hedhur akuza shumë të forta ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Veliaj akuzoi Bashën se vendos gjoba dhe se ka braktisur protestat duke marrë “diçka në këmbim”. Sipas tij kryedemokrati së fundmi ka marrë katër vila, në vitin më të vështirë për shqiptarët.

“Kryetari juaj, ai i gjumit, ai që i ngeci sahati sapo u bë me katër vila të reja. Vitin e tërmetit, si ka mundësi? Si ka mundësi vitin që të gjithë shqiptarët o i humbën, o iu dëmtua shtëpia, kryetari i opozitës bëhet me katër vila, me këto gjobat që iu thashë. Gjobë këtij e gjobë atij që t’i mbyllin gojën, një biznesmen thotë po t’i jap çfarë do dhe të bie rehat. I keni vënë re si janë mbyll protestat. U mbyll protesta e rrugës së kombit, ca mori në këmbim, pse heshti? Si u mbyll protesta e Astirit, ca mori në këmbim, pse heshti?
Pse nuk flet për hallet e njerëzve të thjeshtë, por në çdo debat pazarin e vet. Ku jam në listë, ku është koalicioni, sa është përqindja, si do i marr vilat?
Pra në vitin më të vështirë ekonomik, të gjithë të tjerët kanë mbajtur një peshë, të gjithë të tjerët kanë pasur një vuajtje, të gjithë të tjerët janë tkurrur. Si ka mundësi vetëm kunati i vet i ka shku fitimi përpjetë. Nga vijnë këto para, si shtohet dhjetëfish të ardhurat e një familje duke qenë në opozitë. Këta nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve. Këta nuk janë përpjekur një ditë për hallet e njerëzve. Këto katër vite kam qenë këtu çdo muaj, e keni parë ka katër vjet. Do të kthehet për vota, por kur të kthehet për vota do të jetë shumë vonë”, deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *