Vendosni fjalën kyçe....

“Honda” tërhiqet nga Formula 1


Një nga prodhuesit më të shquar të motorëve në Formula 1, Honda, ka njoftuar në mënyrë të bujshme vendimin për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në F1 nga fundi i sezonit 2021 për t’u përqëndruar në teknologjinë e uljes së çlirimit të gazrave në atmosferë.

Prodhuesit japonezë, të cilët kanë fituar gjashtë kampionate të konstruktorëve Formula 1 dhe pesë kampionate pilotësh pohuan se do të largoheshin pas sezonit të kampionatit të vitit të ardhshëm.

Administratori i ‘Honda Motor’, Takahiro Hachigo, tha në një konferencë shtypi se vendimi nuk kishte lidhje me pandeminë e vazhdueshme Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *