Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën një pacient në vend, 159 raste të reja me koronavirus


Një person ka humur jetën në vend lidhur me koronavirusin, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktima është një 75-vjeçar nga Tirana që ka ndërruar jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Nga 1085 testime të kryera janë zbuluar 159 raste të reja ndërsa është rritur numri i personave në terapi intenstive krahasuar me ditën e djeshme.

Për sa u përket pacientëve të shtruar në spital, 202 persona po marrin mjekimin në dy spitalet covid, me 23 në terapi intensive nga të cilët 7 janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *