I dërguari special i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka pohuar sot se presidenti Thaçi ka përvojë të gjerë në dialog e ajo mund të jetë e dobishme për përparimin e mëtejshëm.
Kryeministri i Kosovës, Hoti e presidenti i Serbisë, Vuçiç, u takuan në Bruksel pak pas kthimit nga Uashingtoni.
Ata kanë diskutuar mbi çështje të ndryshme ndërsa çështja e asosacionit të komunave serbe është pika ku palët kanë ngecur në bisedime.
“Kisha një video-konferencë shumë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd të ndihmuar nga BE-ja. Përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardhshëm.” – shkruan Lajçak në Twitter.