Partia Demokratike ka denoncuar shfrytëzimin e materialeve inerte mbi shtratin e lumit Mat nga dy kompani, edhe pse kjo gjë është e ndaluar me ligj.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, shkruan se kompanitë Salillari e Kola marrin inerte nga lumi Mat si dhe e përdorin atë për hedhjen e mbetjeve të ndërtimit, pavarësisht se kjo gjë është e ndaluar nga ligji.
Ai i bën thirrje prokurorisë që të hetojë duke qenë se bëhet fjalë për vepra penale.