Gjyqtari i Tropojës, Erjon Çela, është konfirmuar në detyrë.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e sotme nga treshja e anëtarëve, Xhensila Pine, Olsi Komici e Valbona Sanxhaktari.
Sipas vendimit të publikuar, Komisioneri Publik ka 15 ditë kohë për të ankimuar vendimin e KPK-së.
Çela ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe ka punuar si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tropojës.
Ai ka aplikuar edhe për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.