Vendosni fjalën kyçe....

Letra e Trumpit, Rama pranon bllokimin e rrjetit 5G por jo zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem


Kryeministri Edi Rama ka komentuar letrën që i ka dërguar presidenti amerikan Donald Trump, ku i kërkonte tri gjëra: bllokimin e rrjetit 5G kinez, daljen nga formati kinez i 17+1, si dhe zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.

Por kërkesën e tretë duket se Rama nuk e pranon duke thënë se e respekton Izraelin por në politikën e jashtme, ndjek linjën e BE-së.

I pyetur në Konferencën për mediat lidhur me letrën e Trump, Rama tha se është i kënaqur që ai e gjeti kohën t’i shkruajë në këtë periudhë të vështirë.

Për kërkesën për të bllokuar rrjetin 5 G të Kinës, Rama thotë se nuk i është imponuar nga Trump, por se kjo është bindje e tij duke konfirmuar se e pranon.

“ E falënderoj që në kohë zgjedhjesh e sfidash ka gjetur kohën të më shkruajë. Jam i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim dhe të kësaj qeverie, jo për rolin tim si piktor, qoftë në aspektin e rajonit apo qëndrime që janë bindje, jo oportuniste dhe patjetër që Amerika SHBA, Shtëpia e Bardhë, janë e do mbeten pikë referemi e palëvizshme për ne.

Në dëgjojmë dëgjojmë , respektojmë e vendosim në bazë bindjesh. Harmonia e plotë me presidentin e SHBA, mbi 5G është bindje nga ana ime, nuk është imponim nga ana e tij. Letra ime për drejtuesit e qeverive në rajon, as më është kërkuar, e më pak imponuar nga Shtëpia e Bardhë, është bindje, ashtu sikundër është bindje që marrëveshjet e Abrahamit janë diçka e jashtëzakonshme për Lindjen e Mesme.

Sikundër bashkohem me kryeministrin që nëse në aspektin e përmbajtjes së marrëveshjes së Uashingtonit, rikthimit të Kosovës në vendin që i takon, është edhe fakti që Izraeli njohu Kosovën, për të cilin qeveria e Kosovës meriton në rastin me të keq heshtjen e atyre që flasin e s’di ca flasin.

Është thyerja e një barriere të paimagjinueshme. Aftësia për të hedhur hapin e duhur. E përsëris kemi qartësisht qëndrime të përbashkëta në drejtimet strategjike dhe më vjen mirë që burojnë nga bindja jo nga imponimi. Jemi aleatë strategjikë të SHBA-ve e BE-së dhe në politikën e jashtme jemi të linjëzuar me SHBA-të. Një fakt, Shqipëria deri tani prej se ka hyrë në proceset që lidhen me integrimin, mbetet i vetmi vend jo anëtar i BE që nuk ka lëvizur nga asnjë rast, dhe kjo jo thjesht që kur jam unë kryeministër por edhe më parë nga vija e dakordësuar e BE me politikën e jashtme. Mund të vijë dita që ne të gjykojmë se duhet të lëviznim por kjo ditë nuk ka ardhur akoma”– tha Rama.

Por për kërkesën e Trump për të zhvendosur ambasadën shqiptare në Jeruzalem, Rama tha se do do të mbajë linjën e Bashkimit Europian e cila e kundërshton këtë plan.

“Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës se sa përpara. I vetmi në Europë. Është vendi ku kanë gjetur strehë mbrojtje dhe një siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve. Është vendi ku shqiptarë janë dorëzuar tek nazistët sikur janë ata hebrenjtë që kanë ardhur në shtëpi. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin por dhe një respekt të madh, por në politikën e jashtme në këtë aspekt është e linjëzuar me Bashkimin Europian” – tha Rama./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *