Presidenti amerikan Donald Trump i shkroi një letër kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës i kërkonte atij tre gjëra: bllokimin e rrjetit 5G kinez, daljen nga formati kinez i 17+1, si dhe zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.
Mirëpo mediat pranë qeverisë e kanë sfumuar këtë pjesë, duke shkruar që Rama ka marrë mirënjohje nga presidenti amerikan, edhe pse letra në të vërtetë ka në thelb tre kërkesat.
Po të lexoni gazetën Tema, Shqiptarja, Java News, Top Channel, Newsbomb… që në titull ata e mbajnë me falenderimet që Ramës i kanë mbërritur nga presidenti amerikan.
Zakonisht gazetarët janë të prirur të nuhasin lajmin, jo propagandën. Por këtë mëngjes, medieve afër qeverisë u duket lajm letra që i vjen Ramës e jo kërkesat thuajse të prera të SHBA-ve ndaj Shqipërisë, të cilat kanë ndikim te shqiptarët po u ndërmorrën.
Po sigurisht, Trump në letër shkruante edhe se falenderonte Shqipërinë për rolin e saj në Ballkan, etj… por letra kishte në bazë kërkesat e lartpërmendura.
Trump kërkon të godasë rrjetin e Telekomunikacionit 5G të kompanive kineze dhe zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem. Një kërkesë e tretë ishte dalja nga formati Kinez i 17+1, dhe që Shqipëria të angazhohet më shumë në marrëveshjen e iniciuar nga administrata amerikane në nismën e “Tre deteve”./Hashtag.al