Vendosni fjalën kyçe....

“Në bisedimet me Greqinë të përfshihet edhe statusi i ishujve në Egje” – Zyrtarët turq


Zyrtarët turq kanë deklaruar ditën e sotme se në tryezën e bisedimeve me Greqinë përveç Mesdheut lindor duhen përfshirë edhe një numër çështjesh të pazgjidhura në Egje, duke përfshirë hapësirën ajrore, kufijtë e kërkimit dhe statusin e disa ishujve.

Sipas televizionit Skai, zyrtarët turq kanë thënë se pozicioni i tanishëm i Greqisë  shpërfill shqetësimet e Ankarasë.

“Është çështja e hapësirës ajrore kombëtare, të cilën Greqia e ka zgjeruar përtej ujërave territoriale dhe gjithashtu çështja e zonës së kërkimit.” – raporton Skai.

Sovraniteti i disa ishujve në Egjeun lindor ‘është gjithashtu një çështje’, shtuan ata.

“Ne nuk mund të flasim për shelfin kontinental pa e shqyrtuar këtë çështje. Si mund ta diskutojmë çështjen e shelfit kontinental kur kemi dyshime për sovranitetin e shumë ishujve?” – kanë thënë zyrtarët turq që citohen nga Skai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *