Vendosni fjalën kyçe....

Padia 100 milion euro në Arbitrazh e Kurum, Meta: Kërkova informacion por s’mu përgjigjën


Në konferencën e përjavshme për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta dha alarmin për rrënimin e financave të vendit nga detyrimet e shkaktura nga humbja e çështjeve në Arbitrazh.

Meta e përmendi rastin e kompanisë Kurum, e cila ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

“Padia kundër shtetit shqiptar nga një ivestitor i huaj në vendin tonë që sipas mediave kërkon 100 mln euro dëmshpërblim. Përfaqësimi dhe mbrojtja e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhit ndërkomvbtar është kthyer në rrezik të madh shtetëror dhe ekonomik”- tha Meta.

Presidenti u shpreh se ka kërkuar informacione nga Avokatura e Shtetit që prej muajit korrik, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“I kam kërkuar Avokaturës së Shtetit të dhëna për numrin e çështjeve dhe strukturën që ndjek, numrin e çështjeve të fituara dhe të humbura, të dhëna mbi efektin financiar, shpenzimet administrative. Nuk ka informacion prej dy muaj e gjysmë”– tha ai.

Meta beson se pas kësaj heshtjeje nga Avokatura e Shtetit, fshihen qëllime të fshehta.

“Heshtje e plotë. Kjo nuk tregon paaftësi dhe papërgjegjshmëri por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin për detyrimet e shtetit ndaj çështjeve të humbura në Arbitrazh.Kur Avokatura guxon të mos i kthejë përgjigje presidentit tregon se brenda saj përfshiohet një qëllim kriminal dhe do të japë përgjegjësi”.– theksoi presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *