Vendosni fjalën kyçe....

Polemika në Angli, lojtari i besimit islam laget me alkool gjatë festimeve


Skuadra angleze e kriketit Essex është vënë nën kritika pasi lojtari mysliman, Feroze Khushi, u spërkat me birrë me alkool gjatë festimeve pas një ndeshjeje të fundit.

Khushi, 21 vjeç, u pa duke reaguar i tmerruar ndërsa u spërkat me alkool teksa ai dhe shokët e tij të skuadrës festuan fitoren e tyre kundër Somerset, në trofeun ‘Bob Willis’.

Imazhet e shtynë ekipin të lëshojë një deklaratë duke thënë se ata nuk i përmbushnin standardet e tyre si ekip për shkak të incidentit, i cili duket se ndodhi për shkak të një pakujdesie sesa kishte qëllime apo ishtë konceptuar për të fyer lojtari e besimi islam.

Sidoqoftë, veprimi ka shkaktuar zemërim në komunitetin e gjerë britaniko-aziatik – diçka që Sajid Patel, bashkëthemelues i Lidhjes Kombëtare të Kriketeve në Londrën lindore dhe Essex, tha se tregon nevojën për një arsimim të shtuar për lojtarët për sa i përket kufijve të feve të caktuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *