Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Metës: Nuk kemi humbur asnjë Arbitrazh


Në Konferencën për shtyp pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës, kryeministri Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me çështjet gjyqësore në Arbitrazh.

“Mendojnë se kemi humbur arbitrazhin madje dhe s’e kemi paguar para. Pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo, se proceset mbarojnë kur mbarojnë jo në mes. Nuk kemi ne asnjë çështje në arbitrazh ku kemi humbur.

Thjesht nuk kemi, kemi skuadra të përbashkëta me avokaturën e shtetit dhe studio të huaj që ti zmbrapsim këto vendime që janë të natyrës paraprake. Se mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë që të mos ia kërcasin kokoshkës por të paktën ju të bëni verifikime që të mos lini popullin të mbytet në llumin ë gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.

Kemi fituar në arbitrazh, por nuk kemi humbur. As edhe një. Dhe vazhdojnë përpjekjet në rrugë legale. Dhe ka dhe një rregull; të artë dhe ligj të detyrueshëm që asnjë shtet nuk duhet të bëjë koment nëse nuk ka marrë vendim final sepse çdo koment quhet shkelje e procesit ligjor”, deklaroi Rama.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në konferencën e përjavshme për mediat se çështjet e humbura në Arbitrazh i kishin kushtuar qindra milionë euro vendit tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *