Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nesër firmosim marrëveshjen për Skavicën, do financohet nga SHBA-të


Nesër do të firmoset marrëveshja për Hidrocentralin e Skavicës. Këtë e konfirmoi sot kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Rama tha se ky projekt do të financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Na dogje një lajm. E kisha ruajtur për nesër. Ne me SHBA-të nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA-të.

Është vullnet i SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë ç’ka ne kemi bërë për ato çështje që shprehen në letrën e presidentit, por jo vetëm për të. Gjithashtu, SHBA-ja kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respirator në Europë, pjesën e luanit t’ia japin Shqipërinë. I them këto që do mund të realizojmë një vepër të shumë pritur që në vitet e vjetra, siç është Skavica me SHBA-të drejtpërdrejtë”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *