Miratohet propozimi i Partisë Socialiste për koalicionet me listë unike në Komisionin e Ligjeve, pavarësisht bojkotit të opozitës.
Socialistët e votuan të vetëm formulën e ropozuar prej tyre.
Partia Socialiste propozoi sot ndryshime të tjera në draftin e saj duke pranuar uljen në 1% të pragut zgjedhor dhe ndryshim të renditjes së kandidatëve në listë, pa prekur formulën e koalicioneve.
Ndërsa opozita parlamentare nuk e pranoi draftin e maxhorancës duke thënë se nuk sjell asnjë ndryshim. Sipas tyre PS nuk pranon t’i hapë listat 100% dhe me formulën e tyre kandidatët përsëri zgjidhen sipas renditjes së kryetarëve të partive.
Debate ka patur edhe sa i takon ripropozimit të PS për të lejuar kryetarët e partive të kandidojnë në 4 zona zgjedhore.