Vendosni fjalën kyçe....

Studiuesi Çeka: Pse Parlamenti i ardhshëm do t’i zhgënjejë qytetarët


Profesori dhe studiuesi i sistemeve zgjedhore në vend, Blendi Çeka, ka komentuar propozimet e partive për listat e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Me pak fjalë’ të gazetarit Neritan Sejamini, Çeka e ka konsideruar të nxituar diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Çeka beson se ky diskutim duhej të ishte hapur kohë më parë dhe të përfshiheshin në të studiues dhe ekspertë të cilët do i studionin më mirë të gjitha modelet e ndryshme të aplikuara edhe në shtetet e tjera.

Me fjalë të thjeshta, studiuesi sqaroi problemet kryesore të dy modeleve të propozuara nga maxhoranca (PS) dhe nga opozita e bashkuar (PD dhe LSI).

“Janë listat fleksibël që pak a shumë është propozimi që vjen nga Partia Socialiste, ku kanë zë partia dhe qytetarët, në teori.
Në praktikë, nga vendet që e përdorin këtë model, probabiliteti është jashtëzakonisht shumë i ulët që një kandidat edhe pse mund të ketë vota, të ndryshojë radhën e partisë.
Ndërsa propozimi që jep Partia Demokratike është me lista të hapura ku tërësisht renditjen e kandidatëve e ofrojnë qytetarët.
Një problem që mund të ketë është fakti që qytetari ka një zgjedhje dhe përmasat e rajoneve janë të ndryshme.
Në modelet e listave të hapura, është se mbizotërojnë personat shumë politikë, që mund të jenë drejtuesit e partisë dhe me raste, personat shumë të fuqishëm lokalisht.”– u shpreh Çeka.

Profesori parashikon se me të dy modelet, përbërja e parlamentit nga zgjedhjet e 2021-it mund të jetë zhgënjyese për qytetarët.

“Nesër ne parlament qytetarët do të kenë një lloj zhgënjim sepse nëse zbatohet formula e PS-së do të ketë me gjasa 1 ose 2 deputetë që mund të ndryshojnë radhitjen e partisë, ndërsa me formulën e PD-së do të kemi superdeputetë që janë zgjedhur me 60-70 mijë vota dhe gati gjysëmn e parlamentit të zgjedhur me 500-600 vota.”- shton ai.

Studiuesi tregoi mes të tjerash se ka realiaur studime kombëtare, nga të cilat ka resultuar se 75 për qind e qytetarëve shqiptarë preferojnë të votojnë individin se sa partinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *