Pas letrës së presidentit amerikan me tri kërkesa për kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim i gazetarit Klodian Tomorri, i cili sugjeron se kjo letër mund të sugjerojë dhe largimin e investitorëve kinezë edhe në sektorë strategjikë për vendin.
Ai jep dy shembuj, kompaninë kineze që ka aeroportin e Rinasit si dhe prodhuesi kanadezo-kinez të naftës Bankers Petroleum.
“A nënkupton letra e presidentit Trump për kryeministrin Rama se qeveria shqiptare duhet të nisë veprimet për largimin e investitorëve kinezë në sektorët strategjike të vendit si psh Bankersin apo Aeroportin e Rinasit?
Ushtrim interesant është.”– shkruan Tomorri.
Kujtojmë se në letrën dërguar Ramës, presidenti Donald Trump kërkonte tri gjëra nga Shqipëria: bllokimin e rrjetit 5G kinez, daljen nga formati kinez i 17+1, si dhe zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.