Vendosni fjalën kyçe....

Trumpi i kërkon Ramës daljen nga 5G dhe zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar këtë mëngjes një letër që ka marrë nga presidenti amerikan Donald Trump.

Fillimisht letër, Trump e falenderon Ramën për lidershipin në Ballkan dhe i shpreh mirënjohjen shtetit shqiptar për mbështetjen e treguar në ekspozimin e ndikimit të Kinës për ato që i quan “abuzime me të drejtat e njeriut”. Ai e falenderon dhe për mbështetjen e treguar për normalizimin ekonomik midis Serbisë.

Por presidenti Trump ka tre kërkesa për Shqipërinë. Së pari e fton të nënshkruajë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G.

Së dyti i kërkon që të largohet nga marrëveshja e Kinës të formatit “17 + 1” dhe të angazhohet më shumë në marrëveshjen e iniciuar nga administrata amerikane në nismën e “Tre deteve”. Dhe së treti e inkurajon Shqipërinë për zhvendosjen e një ambasade në Jeruzalem.

LETRA E TRUMP-it

I dashur Z. Kryeministër:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.

Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.
Sinqerisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *