Vendosni fjalën kyçe....

U firmosën 14 marrëveshje, Rama: Sa kohë kemi humbur, janë penguar prej luftërave imagjinare


Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës u nënshkruan 14 marrëveshje.

Në Konferencën për Shtyp, kryeministri Edi Rama tha se ishte humbur shumë kohë për firmosjen e këtyre dy marrëveshjeve, pasi sipas tij janë penguar e anashkaluar prej “luftërave imagjinare që nuk ekzistojnë.”

”Për pak javë, unë do të vizitoj kryeministrin së bashku me një delegacion modest për nga numri, për një çështje të rëndësishme, për të firmosur edhe doganën që e kalon portin e Durrësit në një port të Kosovës.
Çdo mall që zbarkon në Durrës është shkarkuar në Kosovë. Aty janë autoritetet doganore të Kosovës dhe e çojnë lejen në destinacion. S’po zgjatem më shumë. Marrëveshjet i dëgjuat. Dhe jam shumë i kënaqur, imagjinoni sa kohë kemi humbur. Kushdo që do të punojnë në Shqipëri nga Kosova, apo anasjelltas, s’ka pse sorollatet. Është njësoj si të jetë aty ku ka rezidencën.
Ai i Gjakovës në Vlorë, apo i Fierit në Prizren. Kjo është një kërkesë e sipërmarrjes në dy anët e kufirit. Nuk e di sa e justifikueshme është, por që janë penguar e anashkaluar në emër të luftërave imagjinore.
E vetmja luftë që ka sot Kosova e Shqipëria, është për zhvillim zgjerim e integrim.”- tha Rama.

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë që u firmosën sot

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid 19


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *