Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fitore spektakolare në Premier League


Chelsea e ka mposhtur 4-0 skuadrën e Crystal Palace.

Chelsea i Frank Lampard, mes kritikave për shkak të rezultateve të para pas blerjeve të shumta gjatë verës, ka arritur të marrë fitoren e dytë në Premierligë.

“Blutë e Londrës” triumfuan në shtëpi duke e mposhtur 4-0 Crystal Palacen.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e pjesë së parë u mbyllën 0-0.

Ben Chilwell, blerja e re me mbi 50 milionë euro, zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0 në minutën e 50’.

Në atë të 66’, Kurt Zouma shënoi me kokë për 2-0, një asist i bukur nga ana e Ben Chilwell.

Golat tjerë i shënoi nga pika e bardhë Jorginho nga penalltia, në minutat 78’ dhe 82’.

Ashtu siç ka ndodhur me yje të mëdha dhe klube të mëdha, edhe te Chelsea ndodhi një konflikt i vogël mes futbollistëve.

Futbollistët janë shtyrë se kush do të gjuajë 11-metërshin.

Jorginho, që ekzekutoi penalltinë e parë te goli i tretë i Chelseat, ishte i vendosur të gjuajë edhe të dytin, që nuk gaboi dhe realizoi për 4-0.

Por, atë dëshironte ta ekzekutojë Tammy Abraham, meqë Jorginho katër minuta më herë, po ashtu nga pika e bardhë, realizoi njëherë.

Ai insistoi, por Jorginho nuk deshi të dëgjojë dhe Cesar Azpilicueta si një kapiten i vërtetë, u mundua ta kalojë këtë situatë pa ndonjë problem të madh, për të vazhduar gjithçka normalisht.

Chelsea kështu mori fitoren e dytë në katër takime në Premierligë, ka edhe një humbje dhe barazim. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *