Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se keqqeverisja e tij ka çuar në vuajtje 100 mijë familje shqiptare.
Ai ka publikuar një video në “Twitter” me deklarata të kryeministrit, të cilin e quan një politikan pa ide dhe pa plan për të ndihmuar biznesin e vogël.
“Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël.
Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë.
Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpjet dhe siç duhet.”- shkruan Rrushaj.
Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë. pic.twitter.com/MYGvPRrz8P
— Alfred Rushaj (@AlfredRushaj) October 3, 2020