Vendosni fjalën kyçe....

I tha senatorit “Faleminderit xhaxhi Tom”, gazetari sportiv pushohet nga puna


Një reporter sportiv në SHBA është shkarkuar nga puna, për shkak se iu referua në rrjetet sociale “xhaxhi Tom” një senatori republikan me ngjyrë.

Fred Gerteiny i “News 12” kishte shpërndarë një postim të “The Hill” ku thuhet se senatori me ngjyrë Tim Scott kishte deklaruar se presidenti Donald Trump kishte bërë gabim që nuk i kishte dënuar në mënyrë të qartë supremacistët e bardhë.

“Faleminderit Xhaxhi Tom”, shkroi Gerteiny në Twitter.

Punëdhënësi i gazetarit doli me një njoftim që po e pushonte atë nga puna, pas këtij komenti që e quante racist: “Pas shqyrtimit të incidentit, rrjeti ka shkarkuar nga puna ​​reporterin sportiv, Fred Gerteiny, si rezultat i një komenti racist të pandjeshëm. News 12 Networks ka një politikë për zero tolerancë për racizmin ose sjelljen e pahijshme të bazuar në racë dhe krenohet me faktin se është një kompani e lajmeve objektive dhe të paanshme. “

Pas kësaj, Gerteiny e ka fshirë komentin e tij dhe ka kërkuar falje.

“Më herët sot, unë shkrova në Twitter një koment racist të pandjeshëm, kur i referova senatorit Tim Scott si ‘Xhaxhai Tom’. Unë i kërkoj falje Senatorit, kolegëve të mi në News12CT dhe kujtdo tjetër që mund të kem ofenduar me këtë postim shumë fyes.”- shkruan ai, citon Breitbart.

Pse të quash dikë “Xhaxhi Tom” konsiderohet fyese?

Xhaxhai Tom është një personazh kryesor i romanit të Harriet Beecher Stowe të vitit 1852, “Kabina e Xhaxhait Tom.”

Ky personazh shihet nga lexuesit si një portretizim humanist i një skllavi, një që përdor mosrezistencën dhe jep jetën e tij për të mbrojtur të tjerët që kanë shpëtuar nga skllavëria.

Por personazhi i tij shihet si tepër i nënshtruar në mënyrë të papërshtatshme për skllavopronarët e bardhë.

Ndaj “Xhaxhi Tom” filloi të përdorej si një epitet përçmues ndaj një personi me ngjyrë, tepër të nënshtruar dhe servil ndaj të bardhëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *