Vendosni fjalën kyçe....

MSH: 3 viktima dhe 152 të infektuar në 24 orë lidhur me Covid-19, 192 të shëruar


Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar buletinin e të dhënave të pandemisë së shkaktuar nga virusi i ri korona.

Kështu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona me Covid-19 ndërsa janë evidentuar 152 raste të reja.

Edhe ditën e sotme numri i të shëruarve është më i lartë se infektimet e reja duke regjistruar 192 pacientë që fitojnë betejën me koronavirusin.

“Ju informojmë mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.
I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit
“, njofton Ministria e Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *