Vendosni fjalën kyçe....

Nxehen retorikat, Vulin-Ramës: Të kujtojmë më shumë për çorapet, ndërhyre në zgjedhjet në Malin e Zi


Ministri Serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj postimit së Kryeministrit Edi Rama i cili dënoi deklaratën e tij ku thoshte se me marrëveshjet mes qeverive të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare po krijohej Shqipëria e Madhe.

Vulin në reagimin e tij thotë se Rama do kujtohet më shumë për çorapet e tij të shqyera se idetë e shkëlqyera.

Ai më tej ka vijuar edhe me deklarata nacionaliste duke i quajtur ushtarët e UÇK-së kriminelë si dhe e akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet në Malin e Zi.

Nëse Edi Rama do të kishte tru, ai nuk do të përpiqej të bënte një ‘Shqipëri të Madhe’, nëse do të kishte mendje nuk do të bënte një foto nën flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’, do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën,  e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”- shkruan Vulin, raportojnë mediat serbe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *