Një përplasje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar mes disa të rinjsh, brenda një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit.
Incidenti ka ndodhur në një lokal në Bulevardin “Aqif Pasha”, në të cilin në fillim të muajit gusht shpërtheu një sasi tritoli. Të shtëna me armë janë dëgjuar gjithashtu.
Nga sherri kanë mbetur të lënduar tre të rinj, ndërsa janë shoqëruar dhjetra persona.
Menjëherë pas ngjarjes, qyteti i Elbasanit është “blinduar” me forca policore që kanë ushtruar kontrolle pothuajse kudo.
Ende policia nuk ka dhënë asnjë informacion për incidentin.